BallinaKryesoreGjesti human i Dhjetoristëve në darkën e shtruar në përkujtim të lëvizjes...

Gjesti human i Dhjetoristëve në darkën e shtruar në përkujtim të lëvizjes studentore!

Më 8 Dhjetor 2019, Perfaqesia e Lëvizjes Studentore ’90,u mblodh në një darkë përkujtimore dhe bamirësie në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Fjalen e hapjes së kësaj darke e mbajti Spiro Cura, i cili uroi pjesëmarrësit per Diten e Pluralizmit dhe festën e rinise duke kërkuar të mbahet 1 min heshtje per te gjithë ishstudentet e vrare dhe ndarnga jeta. Gjithashtu u përshëndeten ishstudentët ne Shqiperi dhe Diasporë.
Ky takim mori në parim nje nisëm të rëndësishme per krijimin e Komisionit te LS’90, për vitin jubilar të 30 vjetorit të Levizjes me objektiv ngritjen e Memorialit te Vlerave dhe Kontributeve të kësaj Lëvizje. Kjo do te realizohet me kontributin e gjithe ish studentëve, duke strukturuar me anëtaresim gjithë prezencën e tyre.
Diskutim konstruktiv u bë edhe per hapjen e zyrave te LS’90, për të bërë të mundur krijimin dhe evoluimin e një rrjeti në funksion të objektivave të kësaj Lëvizje.
Në fund të pranishmit mblodhën nje fond per ti ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular