BallinaAktualitetVIDEO/I paskeni lyer muret.... Rama tallet prapë keq me Veliajn: Kanë lezet...

VIDEO/I paskeni lyer muret…. Rama tallet prapë keq me Veliajn: Kanë lezet shkallët xix xix

Kryeministri Edi Rama vijon të trajtojë kukull kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Rama i është kthyer sërish episodit të lyerjes së shkallëve teksa vizituan këtë të hënë një prej familjeve e cila është strehuar në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke hyrë për në shtëpi, Rama ka tallur keq Veliajn duke iu drejtuar me fjalët: “I paskeni lyer muret, ëëë? Shkëlqekan muret.”

Veliaj që e ndiqte nga prapa dhe që i pëshpëriste vazhdimisht biseda për çështje që Rama nuk reagonte fare u përgjigj: “Është tjetër shkallë ajo”.

Rama është kujtuar për shkallët edhe kur kanë dalë nga shtëpia. “Ah shkallët! Xix! Xix! Ka lezet!” – u tall Rama.

Rama tallet prape me Veliajn from Lapsi.al on Vimeo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular