BallinaAktualitetDenoncimi i mjekut Artan Koni: Për sterilizimin e një seti 2.4 euro...

Denoncimi i mjekut Artan Koni: Për sterilizimin e një seti 2.4 euro ne i paguajmë koncesionarit 190 euro

Mjeku urolog Artan Koni, i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se shërbimi i sterilizimit nga koncesionet nuk kanë ndryshuar.

Sipas tij e vetmja gjë që ka ndryshuar është kosto ekonomike.

Koni denoncoi se për sterilizimin e një seti kirurgjikal 12 kushton 2.4 euro i paguajmë koncesionarit 190 euro.

Artan Koni: “Koncesionet janë shërbime që në përgjithësi nuk i mbulon shteti, ja japin një privati që ka mundësi. Në rastin konkret nuk ndodh kështu sepse sterilizimet bëheshin më përpara, është bërë 50 vite komunizëm, 30 vite tranzicion dhe akoma e kësaj dite bëhet në të njëjtën mënyrë. Nuk kemi një ndryshim të shërbimit të sterilizimit. E vetmja gjë që ndryshon është kosto ekonomike. Kjo është ajo që vumë re nga hulumtimi në këtë koncesion. Nisi si ide e thjeshtë. Ishte koha kur qeveria po përpëlitej duke thënë nuk kemi lekë për të rrit pagat, për pensionistët. Pastaj doli një shkresë ku Ministria e Arsimit i thoshte spitaleve ulni numri e operacioneve se nuk kemi më lekë. Por po harxhojmë më shumë se ç’duhet. Sa është kosto reale e këtij shërbimi. Nëse marrim një set të vogël kirurgjikal mesatarisht kushton 2.4 euro për tu sterilizuar ndërkohë që koncensionarit i paguajmë 190 euro.  Nga 2.4 që është vlera reale ne i paguajmë 190.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular