BallinaKryesoreEdi Paloka: Largimi Ramës i jep fund krizës humanitare dhe politike

Edi Paloka: Largimi Ramës i jep fund krizës humanitare dhe politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, refuzon prerë idenë e një tryezë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama sa i përket menaxhimit të katastrofës për shkak të tërmetit.

Paloka, thotë se kreu i qeverisë ka dështuar në menaxhim, ndërsa gjatë gjithë kohës kërkon të prodhoje vetëm show.

Edi Paloka: Për çfarë duhet të ulemi në tryezë që të dalim edhe ne në ERTV? Të tregojmë që jemi të gjithë bashkë? Sigurisht jemi të gjithë bashkë me shqiptarët në këtë fatkeqësi por nuk mund të bëhemi fasadë e Ramës.”

Edi Paloka kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se me ikjen e tij i jep zgjidhje krizës humanitare të krijuar pas tërmetit por dhe krizës politike.

Edi Paloka: “Sot është koha që or të zgjidhur dy krizat, edhe atë politike, edhe krizën humanitare ku duket se po shkojmë hap pas hapi, akoma nuk ka kaluar asgjë, përkundrazi. Momenti i parë ai i traumës vërtet do kalojë, viktimat e shkreta shkuan aty ku shkuan dhe për atë duhet mbajtur përgjegjësi, për Thumanën, për gjithçka. Por mos mendojmë se ka kaluar më e madhja, janë më mijëra, me mijëra familje që sot janë në hall.”

Paloka, tha se në vazhdën e pranimit të propozimeve të opozitës për situatën pas tërmetit, të pranoi edhe anulimin e koncesioneve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular