BallinaKultureKëngëtarja padit dyshen e njohur të moderatoreve/”Hijena mediatike për sulme personale e...

Këngëtarja padit dyshen e njohur të moderatoreve/”Hijena mediatike për sulme personale e të porositura”

Besa Kokëdhima hoqi dorë nga pjesëmarrja në festivalin e “Këngës Magjike” pasi sipas saj ajo nuk mundej të këndonte pas tragjedisë së 26 nënorit, ku humbën jetën 51 persona.

Emisioni “Thumb on”, që drejtohet nga Aulona Musta dhe Fatma, pas vendimit të këngëtares për të hequr dorë nga pjesmarrja në festival thirrën agjentin 00Thumb i cili u tha se aryseja e vërtetë e largimit të Besës me këngën “Historia” është se kënga e saj nuk ishte 100% origjinale.

Reagimi i  këngëtares ka qenë i menjëhershëm. Me anë të një postimi në Instagram, është shprehur se do të padisë “hienat mediatike për sulme personale të porositura”.

“Nuk kam dëshirë por më duhet t’iu padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura. Suksese në jetë”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instastory.

Agjentit 00 Thumb tha se muzika e këngës  së Besës ishte inspriruar nga “Dangreous” e Davit Guetta dhe teksti nga Sia – Unstoppable, por e përshtatur mirë në shqip.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular