BallinaAktualitetTërmet shkresor/Studiuesi: Formularët e aktkonstatimeve të dëmeve me vula të fotokopjuara

Tërmet shkresor/Studiuesi: Formularët e aktkonstatimeve të dëmeve me vula të fotokopjuara

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në facebook një fakt shumë të rëndnë të mundësisë së abuzimit me aktet e konstatimit të gjendjes së objekteve të cilat kanë pësuar dëme serioze gjatë termetit të 20 nëntorit.

“Është përgatitur për shpejtësi një lloj formulari, por nënshkrimi i drejtorit të përgjithshëm dhe vula janë të fotokopjuara”, shkruan Dervishi duke shtuar se “vetëm nga këto dy elementë dokumenti nuk është i vlefshëm dhe konsiderohet jo origjinal”.

Ja postimi i plotë i tij:

Tërmet shkresor

Tërmeti veç të tjerash, po na tregon edhe nivelin e administratës tonë. Dokumenti bashkëlidhur është një aktkonstatimi i Institutit të Ndërtimit. Është përgatitur për shpejtësi një lloj formulari, por nënshkrimi i drejtorit të përgjithshëm dhe vula janë të fotokopjuara. Vetëm nga këto dy elementë dokumenti nuk është i vlefshëm dhe konsiderohet jo origjinal.

Përveç këtij aspekti kryesor, ka edhe elementë gjuhësorë jo të rregullt (përjashto vlerësimin e pjesës me shkrim dore që do analizë më vete), ndërsa tërmeti shkruhet me germë të madhe si të ishte emër njeriu.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular