BallinaKronike“Tradhtia paguhet me vdekje”/ Dëshmia e plotë e shqiptarit që masakroi gruan:...

“Tradhtia paguhet me vdekje”/ Dëshmia e plotë e shqiptarit që masakroi gruan: Më kanë thënë se ka vdekur, por ajo është….

Një burrë i akuzuar për goditjen me thikë të gruas së tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, i dha jurisë së gjykatës se nuk e kishte vrarë, duke insistuar se ajo ishte gjallë.

fatoxheta

Gjatë marrjes në pyetje sot, Fatos Xheta nxorri pretendime të shumta “duke harruar detajet rreth vrasjes së pretenduar”. Xheta, 46 vjeç, banues në Oksford, mohon akuzën për vrasje.

Prokurorët në Gjykatën e Kurorës në Oxford pretendojnë se ai goditi me thikë gruan e tij Safien, 35 vjeç me një thikë kuzhine, ndërsa ishte shtrirë në shtrat.

Ai më pas e ktheu tehun drejt vetes, pas sulmit i cili ishte i motivuar nga ‘xhelozia seksuale’.

Ndërsa gjyqi i tij vazhdoi sot, Xheta duke folur me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, u fut në dhomën e dëshmitarëve duke mohuar çdo veprim të gabuar.

Xheta pohoi se nuk mund të mbante mend kur erdhi për herë të parë në Britani të Madhe. Ai tha se nuk e mbante mend gjithashtu që ai dhe gruaja e tij të kishin punuar në fabrikën e BMW-s.

Kur u pyet nëse mund të kujtonte se jetonte në një shtëpi bashkë me gruan në Cowley, ai u përgjigj ‘çfarë është rruga Lytton?’

I pyetur për detaje të natës para vrasjes së pretenduar, përsëriti se nuk dinte asgjë dhe kur u pyet nëse e vrau gruan e tij, tha thjesht ‘jo’.

45 vjeçari gjithashtu mohoi që kishte shkruar një letër sipas të cilit “tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”.

Pastaj Xheta u pyet nëse e dinte se gruaja e tij pësoi lëndime fatale, të cilave u përgjigj: “Jo, nuk di asgjë“.

Xheta u tha vazhdimisht juristëve se mbante mend vetëm drejtimin e kamionit, punë të cilën e kishte bërë përpara se të mbërrinte në Britani vitin e kaluar.

Ward-Jackson e pyeti: “A është kjo e vetmja gjë që ju kujtohet në 46 vitet e jetës tuaj; ngasja e kamionit?”

Xheta u përgjigj: “Kam drejtuar kamion” dhe kur u pyet për të konfirmuar nëse kjo ishte gjithçka që mund të kujtohej, ai u përgjigj ‘po’.

Më vonë ai u pyet nëse e mbante mend gruan e tij dhe ai u përgjigj: “Po, ajo është gjallë, por ata thonë se ajo ka vdekur”.

Pavarësisht deklaratave të tij, hetuesit besojnë se dëshmitë sikur nuk mbante mend asgjë janë të qëllimshme.

Xhetës iu shfaq gjithashtu një imazh i shtëpisë në Rrugën Lytton të cilën ai tha se nuk e njeh.

Ward-Jackson e pyeti: “Mos pretendoni të jeni budalla, shtëpia juaj nuk është ashtu?”

Ai u përgjigj: “Po, është një shtëpi. Nuk e njoh, ajo është thjesht një shtëpi. Nuk mbaj mend se ku jetoja”.

I pyetur nëse kishte ndonjë problem mjekësor, ai iu përgjigj negativisht.

Teksa Ward-Jackson tha nëse kishte përgjigje për akuzën e vrasjes, Xheta u përgjigj: “Çfarë!”.

I pyetur nëse e kuptoi se gruaja e tij ishte e vdekur, ai u përgjigj: “Po, ata më kanë thënë, por nuk u besoj atyre, ajo është gjallë. Nuk e kam vrarë, nuk kam vrarë njeri. Asnjëherë nuk kam pasur probleme”

Gjyqi vazhdon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular