BallinaKryesoreFOTO/Ditën që u emërua zv.ministër i arsimit i nxjerrin plagjiaturën

FOTO/Ditën që u emërua zv.ministër i arsimit i nxjerrin plagjiaturën

Pedagogu Olti Rrumbullaku u emërua këtë të mërkurë nga Kryeministri Edi Rama në postin e zv.ministrit të Arsimit. Por pak orë pas këtij emërimi Taulant Muka publikon një artikull plagjiaturë të pedagogut Olti Rrumbullaku.

Sipas Mukës, ai ka publikuar artikullin, “VAT Threshold and Some Implications in Albania” në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration”. Muka thotë se artikulli shkencor i pedagogut Oltion Rrumbullaku është 100% i kopjuar, dhe i vetmi ndryshim sipas tij është zëvendësimi i valutës nga dollarë në lekë.

“Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetëm një artikull 100% kopje- ndërron vetëm valutën nga Dollar në Lek! Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).

Nga një kërkim i shpejtë, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë. Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, – thotë Muka.

Menjëherë pas këtij publikimi ka reaguar zv.ministri Rumbullaku duke shkëmbyer replika me Mukën.

“Taulant, më jep një email të të dergoj librin që kam me 340 faqe, ta kontrollosh pak. Libër që e kam punuar për 4 vite rresht dhe që i shërben mijëra profesionisteve të fushës” – shkroi zv.ministri në Facebook.

“Olti, prisja të komentoje rastin publik. Tashmë je në Ministri, keni softëare antiplagjiaturë të cilin e paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të shkruash libra akademik kur nuk ke shkruajtur artikull, është “A”-ja në arsimin e lartë. Komenti jot tregon rëndësinë e postimit tim dhe nevojën urgjente që ka vendi për njerëz me eksperiencë në shkencë!” – shkroi Muka.

“Ka 7000 ish-studentë që dëshmojnë për punën time në auditor për kaq shumë vite. Një material i para 10 viteve që gjen online dhe që nuk ka shërbyer për asgjë, nuk të shërben. Kaq” – e mbyllu Rrumbullaku. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular