BallinaAktualitetPaketa anti-shpifje/Bob Hand: Rama po vë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë

Paketa anti-shpifje/Bob Hand: Rama po vë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron organizata përballet me sfida të konsiderueshme sigurie dhe të demokracisë. Në një diskutim në Komisionin e Helsinkit, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, folën për përparësitë që do të ndjekë Tirana në vitin kur mban kryesinë.

Këshilltari Politik i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand tha se kryesia e radhës organizatës më të madhe rajonale në botë, është një nder por edhe një sfidë, në kushtet e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kërcënimeve ndaj vendeve të tjera fqinjë, disa konflikteve rajonale, rezistencës ndaj reformave demokratike në disa vende dhe zmbrapsjes serioze të demkracisë në vende të tjera.

Por ndasitë the krizat politike në Shqipëri, ishin një temë e pashmangshme duke pasur parasysh që disa nga ato sfida me të cilat përballet OSBE-ja dhe do t’i duhet të merret Shqipërisë si kryetare e radhës, ajo i ka ende të pazgjidhura plotësisht vetë, si sistemi zgjedhor, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, si edhe demokratizimi.

Një shembull është debati i fundit për paketën anti-shpifje, që OSBE-ja ka sugjeruar të rishikohet por që qeveria deri tani duket se nuk ka synim ta bëjë.

Zoti Hand tha se çështje si kjo vënë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë kur trajton çështje të lirisë së medias në vende të tjera.

“Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë që Shqipëria t’i ketë këto ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim”, i tha Zërit të Amerikës, zoti Hand.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular