BallinaAktualitet“Do shënjestrohen burgjet ku mbahen kriminelët e mëdhenj”, SHBA zbulon planin për...

“Do shënjestrohen burgjet ku mbahen kriminelët e mëdhenj”, SHBA zbulon planin për Shqipërinë

Ambasada amerikane ne vendin tone zbulon planin e investimeve per burgjet shqiptare, ne kuader te mbeshtetjes se reformes ne keto vende te vuajtjes se denimit.

Me nje shenim ne faqen e vet ne FB, ambasada njofton per takimin e fundit te zhvilluar mes Drejtoreshes se Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.

 

“Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj”- njofton ambasada e SHBA ne Tirane.

Postimi i ambasades se SHBA ne Tirane

Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular