BallinaSportVIDEO/ Tirana "thyen" makthin, Cobbina hero ndaj Partizanit

VIDEO/ Tirana “thyen” makthin, Cobbina hero ndaj Partizanit

Pritja merr fund.

Tirana rikthehet te fitorja në derbi pas 18 ndeshjeve mungesë dhe këtë e bën në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar. Bardheblutë triumfuar me shifrat 2-1 përballë Partizanit.

Në një atmosferë të zjarrtë dhe shkallët e mbushur plot e përplot, emocionet ishin të mëdha te lojtarët. Diçka e cila u vu re në minutat e para, me futbollistët që kishin “frikë” të gabonin. E në fakt, kjo frikë solli edhe golin e parë të takimit.

Ishte një aksion i tëri ISH-ësh, me Torassa që hodhi një krosim në zonë dhe Batha nuk fali. Goditja me kokë e mesfushorit “theu” Alban Hoxhën, teksa dërgoi në festë bardheblutë.

Megjithatë, festa nuk zgjati shumë, pasi në aksionin pasardhës, Bardhi përfitoi nga një pakujdesi e Likës dhe me portën thuajse të boshatisur vendosi ekuilibrat. Minutat e pjesës së parë nuk sollën ndonjë episod të veçantë, pavarësisht tentativave nga të dy skuadrat për ta mbyllur në avantazh këtë fraksion loje.

Me rikthimin në fushë, situata u tensionua së tepërmi. Gjyqtari i takimit, Enea Jorgji nxori nga xhepi 8 herë kartonin e verdhe dhe një të kuq. Pikërisht për autorin e golit, Cobbinah, i cili pas realizimit nuk u përmbajt dot, duke hequr fanellën. Në fakt, aksioni i golit u “gatua” pikërisht nga këmbët e afrikanit, që mori topin nga mbrojtja e tij për të nisur një kundërsulm të shpejtë. Në afërsi të zonës kundërshtare, Cobbinah shërbeu për Muçin në të djathtë, me talentin bardheblu që nuk u mendua dy herë, duke goditur drejt portës.

Hoxha nuk e lejoi të festojë, por nuk mund të ndalte hovin e mesfushorit Cobbinah që u hodh në sparkatë për të shënuar golin me shijen e munguar të fitores. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës pas 5 viteve e gjysmë, duke “thyer” kështu Partizanin që rrezikon pozitat në krye të klasifikimit.

Kampionët qëndrojnë aktualisht në vendin e parë me 25 pikë, por mund të parakalohet nga Kukësi apo Bylis. Ndërkohë, Tirana i jep një tjetër spunto shanseve të saj për titull, teksa ngjitet në vendin e 5-të me 22 pikë.

Me trajnerin e komanduar, Emanuel Egbo, Tirana synon kreun, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 100 vjetorin e krijimit.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

Mbyllet takimi. Tirana fiton pas 18 takimesh. 

90′ Akordohen 4 minuta shtese.

90′ Aksion i shpejte i Tiranes. Cobinna sherben per Mucin, i cili godet dhe devijohet nga Hoxha, me Cobinna qe perfiton dhe e dërgon drejt rrjetës, Tirana shumë pranë fitores. Heq fanellen dhe merr kartonin e dyte te verdhe per tu larguar me pas me te kuq. 



73′ Aksion i bukur nga Cobinna, i cili gjen hapesire dhe godet. Topi devijohet nga mbrojtja e Partizanit, me sferen qe godet shtyllen. Tirana shume prane golit.

71′ Përplasen Trashi me Kobinna, frikë për demtim per mbrojtesin e Partizanit

66′ Zëvendësim te Partizani, Brown merr vendimin e Idrizit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular