BallinaKryesoreTërmeti, viktimat, kriza dhe situata pas tërmetit! 10 pyetjet që presin përgjigjie..

Tërmeti, viktimat, kriza dhe situata pas tërmetit! 10 pyetjet që presin përgjigjie..

Nga Paulin Marku

Jemi në një moment shumë kritik ,ku në këtë situatë kemi 51 viktima të pafajshme, familjarë në zi e pikëllim,të pastrehë e ndoshta shumë të goditur nga tragjedia e ndodhur,si në viktimat njerëzore ashtu edhe në ato materiale,të arritura me mund e sakrifica në këto vite postkomuniste.

Kush mban përgjegjësi politike, njerëzore dhe ligjore? Në këtë periudhë shumë delikate por shumë solidare para nesh shtrohen shumë pyetje, dilema dhe sygjerime!

1. Kush i dha lejet e ndërtimit për personat privat dhe apartamentet,ku ishin specialistët dhe a mbajnë përgjegjësi ligjore ?

2. A ka qenë administrata shtetërore në këto vite në shërbim të shtetasve të vet ,për mbrojtjen e jetës dhe pronës private?

3.A kanë shërbyer institucionet shtetërore të cilat paguhen nga takspaguesit shqiptarë në sherbim të detyrës tyre ligjore për të cilën marrin pagat e tyre?

4.Kush ka bërë hipotekimin e objekteve private dhe shtetërore ,si dhe legalizimin e tyre në kundërshtim me studimet e domodoshme që nuk prodhojnë viktima e fatkeqësi njerëzore?

5.Si është përdorur fondi i emergjencave civile në këto vite ,si në nivele qeverisëse apo në nivele lokale, destinacioni, studimet, plani zhvillimit, lejet e ndërtimit?

6. Si kanë funksionuar emergjencat civile në këto vite, fondet, trajnimet ,baza llogjistike, trajnimi personelit, dëtyrat, marrëveshjet, partnerët, shkëmbimi i eksperiencave?

7. A e dinë shqiptarët se sa para paguajnë nga të ardhurat e tyre për emergjencat civile ,si në Forcat e Armatosura, të Rendit, Prefektura, Bashki, Njësi administrative apo institucione të tjera që marrin paga nga qytetarët e varfër shqiptarë?

8. Cila është strategjia e rreziqeve dhe kërcënimeve natyrore në Shqipëri , planet e qeverive në kohë afatshkurtër,afatmesëm dhe afatgjatë, fondet, burimet, mbështetja dhe realizimi?

9.Cilat janë masat parandaluese, investimet, edukimi i njerzëve, masat konkrete penguese që moszbatimi i ligjit të moskthehet në tragjedi njerëzore?

10.A duhet që krizat ,vdekjet , shembja e ndertesave, përmbytjet, zjarret të kthehen në retorike politike nga Kryeministri , i cili ka lejuar të tilla tragjedi dhe sot drejton vetë,vendos vetë ,komandon vetë ,pa plan ,pa analizë dhe pa ekspert?

11.Jashtë çdo dhimbje shpirtërore ,materiale në këtë vend, a do ketë pergjegjës që do përgjigjen para ligjit për fatkeqësitë qe u kanë shkaktuar shqiptarëve ne këto vite?

12. A do ketë ndonjëherë drejtësi të vertetë ku shqiptarët të mendojnë se e drejta e tyre ekziston dhe mund të zgjidhet pa korrupsion dhe pushtet? Zhgënjimi është maksimal nga kjo situatë që po prekim çdo ditë,në këto 30 vite në vendlindjen tonë. Shpresa dhe besimi në zot nuk vdes kurrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular