BallinaKryesore1945/Muaji i parë i “vitit të parë të lirisë”, çdo ditë 22...

1945/Muaji i parë i “vitit të parë të lirisë”, çdo ditë 22 të arrestuar. Ja 9 qytetet ku u vunë pranga…

Nga Kastriot Dervishi

Menjëherë, pasi Shqipëria u “rreshtua në anën e duhur të historisë” (koncept komunist i disa komunistëve ky), shpërblimi i parë ishin arrestimet dhe vjedhjet e organizuara. U shkatërrua gjithë shteti dhe struktura bazë e shoqërisë.

Statistikat tregojnë se “muaji i parë i lirisë”, pra janari i vitit 1945 ka pasur 693 të arrestuar, një shifër e lartë kjo për një vend që nuk kalonte as 1 milion banorët. Spikat në këtë shifër të ndarë sipas prefekturave, padyshim Shkodra, e cila ka rreth gjysmën e të arrestuarve. Si mesatare i bie që gjatë këtij muaji arrestoheshin rreth 23 persona në ditë, ndërsa gjysma e tyre vetëm në Shkodër.

Arrestimet në janar 1945

Shkodra, 322

Tirana, 81

Vlora, 80

Gjirokastra, 50

Korça, 60

Elbasani, 32

Berati, 31

Peshkopia, 7

Durrësi, 30

Gjithsej 693 persona

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular