BallinaAktualitetDenoncimi i Prençit: Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj,...

Denoncimi i Prençit: Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj, punëtorët i ka pa licensë

Këshilltar i posaçëm për emergjencat civile pranë Presidencës, Shemsi Prençi ka bërë një denoncim në lidhje me Institutin e Ndërtimit në Shqipëri.

Sipas Prençit, ky institucion që është çertefikuar për të bërë vlerësimet e dëmeve prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe pa punëtorë të specializuar.

Shemsi Prençi: KLSH ka kërkuar përafrimin e legjislacionit  hartimin dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE në raport me ministrinë e Infrastrukturës konkretisht me Institutin e Ndërtimit, i cili është certifikuar për të bërë kontrollin dhe vlerësimin e dëmeve në Shqipëri. Rezulton një tronditje shumë e madhe, sepse Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe funksionon vetëm me një urdhër të ministrit te Punëve Publike, strukturë kjo e një qeverie më parë.

Më e rënda rezulton se instituti i ndërtimit ka 16 punonjës, 7 prej të cilëve pa licencë projektimi dhe kategori vlerësimi, 5 të sapo diplomuar që vijnë nga organizatat rinore të partive dhe vetëm 4 janë të kompletuar për të dhënë vlerësime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular