BallinaAktualitetPrençi shuan kureshtjen: Ja ku e kanë parkuar autoshkallën që kushton 3200...

Prençi shuan kureshtjen: Ja ku e kanë parkuar autoshkallën që kushton 3200 euro

Këshilltar i posaçëm për emergjencat civile pranë Presidencës, Shemsi Prençi tha se autoshkalla me vlerë 3200 euro që do shërbente për shpëtimin e jetëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ndodhet në një oborr firme private.

I ftuar në emisionin “360grade” në RTV Ora, Prençi u shpreh se autoshkalla nuk është funksionale dhe do konvertohet në pjesë këmbimi.

Shemsi Prençi: “Në 25 persona ua kemi humbur jetën si rezultat i mosreagimit në parandalim. Disa nga 26 të tjerët ka të bëjë edhe me faktorët reagues. unë me të vërtetë kam përmendur një autoshkallë, por jo autoshkallë i shpëton njerëzit. 

Njerëzit që përdorin autoshkallën me guxim dhe masa mbrojtëse mund të shpëtonin në vilën Lala ndoshta jo të 8-të viktimat, por të paktën 2 deri 3 fëmijë mund ti nxirrnin sepse autoshkalla është mjeti më i mirë që ka Shqipëria, ndoshta po të them pa frikë se ka rajoni sepse është mjeti më i kushtueshëm 960.000 euro dhe sot edindi ka mbërritur në një oborr të një firme private për tu konvertuar në mënyrë misterioze me vegla, me pajisje riparuese, me mjete këmbimi. 

Duhet të kemi përgjegjshmërinë tek pozicioni. Nuk është në oborret e shtetit, në këto momente që ne flasim autoshkalla e dalë nga puna për një pakte elektronike që kushton sipas informacioneve tim jo më shumë se 3000 euro, por ishte diku tek 3200 euro ajo sot nuk është funksionale dhe e kanë parkuar në një oborr të një firme private për ta konvertuar me pjesë këmbimi, siç kanë bërë me makinën komplekse të operacioneve të kërkim-shpëtimit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular