BallinaAktualitetBE kundër vettingut të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

BE kundër vettingut të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i BE në Maqedoni Samuel Zbogar kundërshtoi kërkesën e kryeministrit të Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev për të pasur verifikim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Propozimi do të kontrollojë punën e zyrtarëve gjyqësorë dhe statusin e pasurisë së tyre, dhe ata që zbulohen se janë të korruptuar do të përjashtohen.

“Një veprim i ngjashëm në Shqipëri rezultoi në kundërshtime nga opozita, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka mbajtur në zyra vetëm gjyqtarët dhe prokurorët më besnikë”, thotë Zbogar.

“Zaev dëshiron të vërë nën kontroll familjet e gjyqtarëve, por refuzon të njëjtën gjë për familjen e tij”, u shpreh ambasadori ambasadori.

Ambasadori Zbogar u tha sot mediave se vettingu duhet të shihet si opsioni i zgjidhjes së fundit, dhe se aktualisht nuk ka nevojë për ta prezantuar atë.

Zbogar gjithashtu njoftoi një projekt të BE për të kontrolluar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit në vitin 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular