BallinaAktualitetBlendi Salaj: Ligji i jep AMA-s të drejtën të fusë duart në...

Blendi Salaj: Ligji i jep AMA-s të drejtën të fusë duart në xhepat e mi

Në emisionin Opinion u diskutua mbi debatin që ka lindur për projektligjin që propozon ndryshime në ligjin e medias.

Gazetari Blendi Sala tha se këto ndryshime do të bëjnë të pamundur ekzistencën e fjalës së lirë në mediat online.

Përmes një shembulli ai shpjegoi se si qeveria mund të abuzojë nga ndryshimet në ligj. Gjithashtu ai ngriti një pikëpyetje në lidhje me rolin e AMA-s, kompetencat e zgjeruara të së cilës sipas tij tregojnë që qeveria nuk ka besim te drejtësia e re e përftuar nga Reforma në Drejtësi.

Media për na natyra duhet të jetë opozitare, duhet të jetë rojtare e shoqërisë karshi politikës dhe pushtetit. Problemi qëndron në këtë aspekt. Në rast se unë do të tregohesha kritik me një ministër ai do të shkojë tek AMA që po ata e kanë zgjedhur që po ata e kontrollojnë, dhe do të bëjnë ankesën dhe ama do të thotë 20 milionë lekë gjobë Blendi Sala sepse ke shprehur këtë vendim, paguaje njëherë, unë skam pse e përgënjeshtroj sepse skam shantazhuar kërkënd, unë dua të flas dhe kjo ka të bëjë me të drejtën e informimit, unë dua të jap opinionet e mia mbi pushtetarët i të cilëve jam roje për nga natyra. Ai thotë jo, 20 milionë lekë gjobë herën e parë dhe mund të më ndalojë llogarinë bankare, të fusë duart në xhepat e mi, në bukën e fëmijëve të mijë, ta paguaj unë atë dhe tani thotë shko në gjykatë sepse ne po bëjmë drejtësinë e re por ne nuk paskemi besim te drejtësia e re, por ne po i marrim një atribut gjykatës, janë ndarjet e pushteteve, prandaj ka qeveri, ka gjykata dhe qeveri dhe secili ka punën e vetë.”. tha Salaj. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular