BallinaLifestyleBrad Pitt u largua i fundit nga festa e Jennifer Aniston dhe...

Brad Pitt u largua i fundit nga festa e Jennifer Aniston dhe rrjeti po ‘zien’

Dy  beqarët Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, janë takuar përsëri.

Sipas “Entertainment Tonight”, Jennifer organizoi një festë këtë fundjavë dhe ftoi edhe ish-in e saj.

“Brad Pitt mbërriti në festën e Jennifer Aniston pak pas orës 7 pasdite të shtunën”, tha një burim shumë i vetëdijshëm për portalin.

“Ai ishte ndër të parët që mbërriti dhe u largua i fundit rreth orës 11:00”, shtoi ai.

Burimi tha gjithashtu se festa ishte shumë intime dhe se vetëm disa njerëz të përzgjedhur ishin në listën ekskluzive të Jennifer.

Por siç rezulton, ata kanë qenë miq të ngushtë prej kohësh dhe kjo do të thotë se ftesa e Jennifer nuk mbiu nga hiçi.

Kjo nuk ishte hera e parë që dyshja takohej, që nga koha që u ndanë nga partnerët e tyre dhe nuk e dimë ende nëse kjo do të thotë diçka për të kaluar në një fazë më tej!

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular