BallinaKryesore“E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem”, Kitanovski rrëfen tmerrin...

“E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem”, Kitanovski rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti

Mbrojtësi maqedonas, Tome Kitanovski i dha fund aventurës me Kukësin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. I tmerruar, nga kjo katastrofë, 27-vjeçari nuk u kthye më te skuadra verilindore, teksa arriti divorcin me konsensus.

Kitanovski

Në një prononcim për “gol.mk”, Kitanovski, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar më 26 nëntor, si dhe ka folur për aventurën në Shqipëri duke u shprehur:

 

“E lë fare futbollin dhe në Shqipëri nuk kthehem. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të vdekurve nga tërmeti. Isha në Tiranë së bashku me familjen tim edhe ju e dini që tërmeti ndodhi në orën 03:50. Nuk e kam përjetuar kurrë një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen. Më parë bisedova me drejtorin sportiv të Kukësit.

Klubi i Kukësit është i shkëlqyeshëm, ndaj më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen. Niveli i futbollit shqiptar është i ngjashëm me atë në Maqedoninë e Veriut, por atje akoma fitohet shumë para. Çdo ndeshjet e kampionatit transmetohet në TV dhe pas ndeshjeve zhvillohet analizë. Sigurisht, edhe ata sikurse ne, kanë ende probleme me infrastrukturën. Kanë ndërtuar së fundmi stadiumin kombëtar, investim 60-70 milionë euro, dhe aty do të luajë vetëm Kombëtarja.

kitanovksi

Blaze Todorovksi është te Teuta, Aleksandar Ristevksi dhe trajneri Mirsad Jonuz janë aktualisht pjesë e Vllaznisë në Superiore. Sa u takon kombëtareve, mendoj se e jona është më e mirë.

Mund të jetë disavantazh për ne fakti që nuk jemi kualifikuar në një turne të madh ndërkombëtar, por në këtë moment mendoj se kemi më shumë cilësi. Prioritet është të luaj jashtë Maqedonisë së Veriut. Është herët të flasim për të ardhmen, do të ketë më shumë lajme pas festave të fundvitit”, u shpreh Kitanovski. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular