BallinaAktualitetPaketa “antishpifje”/Drafti përfundimtar i PS për ligjin e mediave. Çfarë gjobash parashikohen...

Paketa “antishpifje”/Drafti përfundimtar i PS për ligjin e mediave. Çfarë gjobash parashikohen dhe masat e tjera

Zbardhen amendamentet e Partisë Socialiste për ligjin e mediave, e njohur si paketa antishpifje.

Media-managementv2_herobanner

Sipas draftit qe pritet te votohet të mërkurën në Kuvend, mediat elektronike do të mbyllen me urdhër të drejtpërdrejtë nga AMA, nëse ky institucion gjykon që shkrimi ka pornografi me fëmijë, terrorizëm apo cenon sigurinë kombëtare.

 

Me ndryshimin e ligjit, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të ndryshojë emërtim dhe do të quhet Autoriteti i Mediave Shqiptare dhe do të ketë kompetencë edhe mbi median online. Ky ligj përjashton shtypin e shkruar.

Organet vendimmarrëse të AMA-s janë Bordi dhe Këshilli i Ankesave. Në përbërje të tij, Këshilli i Ankesave do të ketë gazetarë dhe juristë me një mandat 3-vjeçar dhe të drejtën për t’u zgjedhur vetëm një herë. Do të jetë pikërisht, Këshilli i Ankesave organi vendimmarrës për masat administrative ndaj mediave.

Sa i përket ankesave, nëse një lexues pretendon se i është cenuar dinjiteti apo e konsideron të pasaktë lajmin e publikuar gëzon të drejtën për të bërë ankesën. Hapi i parë që ndiqet është ankesa me shkrim tek portali.

Ky i fundit, është i detyruar që të shqyrtojë çdo ankesë e cila ka mbërritur jo më vonë se 30 ditë nga publikimi i lajmit dhe brenda 72 orëve portali duhet t’i kthejë përgjigje. Nëse nuk ka një përgjigje përgjatë kësaj periudhe nga ana e portalit, atëherë lexuesit i lind e drejta që t’i drejtohet Këshillit të Ankesave, i cili ka në dispozicion 72 orë për të marrë një vendim për portalin dhe duhet ta njoftojë atë brenda 48 orëve. Nëse gjykon që ka shkelje, atëherë Këshilli i Ankesave merr masa administrative.

Për një portal gjoba është nga 100-400 mijë lekë. Ndërsa për një media audiovizive 100 000 deri në 1 000 000 lekë. Portalit i vendoset gjobë jo më vonë se një vit nga publikimi i shkeljes. Vetëm kur media publikon lajme që në përmbajtje kanë pornografi me fëmijë; inkurajim të akteve terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare, AMA detyron portalin që të heqë brenda 60 minutave lajmin. Në rast se nuk e zbaton këtë pikë atëherë, AKEP mbyll portalin pa pasur nevojë që të shkojë në Gjykatë.

Gjithashtu, Ligji detyron portalet që të bëjnë deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore tek AMA.

1

2

3

4

5

6

7

8

10

11

12

13

14

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular