BallinaAktualitet(VIDEO)/Fundi i një regjimi! Si u ekzekutua diktatori Çaushesku së bashku me...

(VIDEO)/Fundi i një regjimi! Si u ekzekutua diktatori Çaushesku së bashku me të shoqen!

Revoltat kundër diktatorit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku e detyruan këtë të fundit dhe gruan e tij, Elenën të largoheshin me shpejtësi nga Bukureshti më 22 dhjetor të vitit 1989. Por pavarësisht tentativës së tyre për shpëtim, çifti u kap nga policia lokale në Tërgovishte. Një gjyq i shkurtër u zhvillua në 24 dhjetor ndërsa në fund të tij Elena dhe Nikolae Çaushesku u ekzekutuan.

Ish- paraushtaraku Jonel Boeru kujton ditën kur vrau diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku dhe gruan e tij Elena Çaushesku. Në një intervistë për “Mirror”, Boeru tha se ishin 29 plumbat e dalë nga AK-47 e tij, që vranë diktatorin dhe gruan, Elena-n, shkruan INA. Kapiteni rrëfeu se tirani 71- vjeçar ishte veshur me stil dhe vinte erë e rëndë solucioni pasrroje. “Fjalët e fundit të Çausheskut ishin: Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë- të pavarur dhe të lirë,” tha Boeru.

Ai shtoi se Elena Çaushesku mbante erë të keqe. Fjalët e saj ishin krejt të ndryshme.

“Ajo i ulëriti një ushtari: Ti shkërdha**”. Ishte koha kur Perdja e Hekurt kishte nisur të binte në Evropën Lindore me disa revolucione paqësore. Çauseshku urdhëroi trupat që të qëllonin mbi protestuesit. Më shumë se 1100 njerëz u vranë në tre javë, përpara se tirani të rrëzohej pas 22 vitesh drejtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular