BallinaKryesoreFilmi që përshkruan Jezusin si homoseksual shkakton revoltë te të krishterët

Filmi që përshkruan Jezusin si homoseksual shkakton revoltë te të krishterët

Një komedi në Netflix e cila përshkruan Jezusin si homoseksual shkaktoi debat të ashpër në Brazil, ku afro dy milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkojnë nga platforma të heqë komedinë.

“Tundimi i parë i Krishtit” (The First Temptation of Christ) u krijua nga Porta dos Fundos, një grup komedianësh në YouTube, të cilët e portretizojnë Jezusin si homoseksual që sjell në shtëpi të dashurin e vet, Orlandon, për të takuar Familjen e Shenjtë. Fill pas komedisë, një peticion online u hap në Change.org ku theksohet se komedia 46-minutëshe duhet të hiqet nga Netflix pasi ka fyer të krishterët.

Porta dos Fundos dha një deklaratë ku “vlerësoi lirinë artistike dhe humorin përmes satirës dhe temave më të larmishme kulturore të shoqërinë sonë”. Grupi shtoi se beson te liria e shprehjes, thelbësore në një vend demokratik. Në Brazil, feja respektohet së tepërmi dhe homofobia është një fenomen i përhapur. Kisha Katolike dhe Kisha Adventiste kritikojnë shpesh të drejtat e LGBT+.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka cilësuar veten si një homofob “krenar”, në fillim të vitit pezulloi fondet për një seri filmash, duke përfshirë dhe ata me tema të LGBT+. Në Twitter, ai e quajti filmin “mbeturinë që nuk përfaqëson shoqërinë braziliane”. Netflix nuk ka reaguar ende në lidhje me kritikat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular