BallinaAktualitetHakerat sulmojnë faqen e AMA-s dhe të AKEP: S’keni të drejtë të...

Hakerat sulmojnë faqen e AMA-s dhe të AKEP: S’keni të drejtë të ndaloni fjalën e lirë

Në një kohë kur sot pritet që Kuvendi të miratojë paketën ‘anti-shpifje’ hakerat e njohur ‘Anonymous Albania’ kanë sulmuar faqen zyrtare të AMA-s dhe AKEP.

Hakerat kanë deklaruar se kanë bllokuar faqen e AMA, pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës.

Ndërkohë Kur kërkon faqen e ëeb-it të AMA-s del një faqe e bardhë më shënimin; “Është arritur Limiti i burimit”, ku më pas shkruhet “Uebsajti është përkohësisht i paarritshëm për t’iu përgjigjur kërkesës suaj pasi tejkaloi kufirin e burimeve. Ju lutemi provoni përsëri më vonë”.

Ndërsa në faqen e Web-it të AKEP shkruhet: “Duket se nuk e keni lejen për të hyrë në këtë faqe. 403 Gabim. E ndaluar”.

‘Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.

AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik!

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri. #AnonAlb”, thuhet ne faqen e ‘Anonymous Albania’’.

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular