BallinaAktualitetProtesta për ligjin kundër mediave online, AMA bëhet RAMA

Protesta për ligjin kundër mediave online, AMA bëhet RAMA

Nga AMA është bërë RAMA. Bëhet fjalë për tabelën informuese të zyrave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, e cila me ligjin e ri që pritet të miratohet sot në Kuvend merr kështu edhe atributet e një  gjykate që do të caktojë gjoba apo do të marrë vendime për mbylljen e mediave online në Shqipëri.

Heqja e gërmës A për t’u zëvendësuar me gërmën R, është bërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave që protestojnë kundër ligjit, i cili synon të vërë nën kontroll portalet.

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Rama nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje nga ligji, i cili është kundërshtuar gjithashtu nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare të mediave, por edhe nga Këshilli i Europës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular