BallinaUncategorizedSalianji: Kam marrë oferta dhe kërcënime të mos publikoja “Babalen”

Salianji: Kam marrë oferta dhe kërcënime të mos publikoja “Babalen”

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se i ishin bërë oferta përpara se të publikonte audio-përgjimin për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai nuk tregoi detaje se çfarë joshjeje i ishte bërë, por shtoi se edhe ishte kërcënuar.

“Më kanë bërë ofertë përpara se ta publikonim këtë. Joshje, ose ofertë për gjëra ose kërcënim. Bandat e Xhafajt dhe banda të tjera kanë sjellë njerëz përpara se ta publikonim. Për këtë janë në dijeni edhe drejtuesit e Partisë Demokratike. “Nëse ti hyn në familje dhe na godet, ne do të merremi personalisht” – më është thënë.

Ne dolëm me pyetje 3 ditë përpara denoncimit dhe u kuptua që kishte diçka. Ne kemi bërë kallëzim për drejtuesit e policisë pasi kanë blerë këtë Fredi Alizotin. Ju mendoni se do të shkoja tek Fatmir Xhafaj dhe të thoja se më kërcënon Fatmir Xhafaj. Ju thoni shko tek mafia dhe thoni që mafia më kërcënon. Personat që kanë ardhur kanë qenë të Malavitës.

Mafia këtu gjeneron miliona dollarë. E dini ju që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi. Shoferi personal. Bandat kanë shofer. Pse kushdo ministër i Brendshëm që vjen nuk bën dot luftë sepse bën kompromis” – tha Salianji.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular