Replikat për paketën anti-shpifje janë shoqëruar me një incident gjatë seancës plenare.
Qendrimi në këmbë i Doshit është komentuar nga Rudina Hajdari që kishte fjalen në ato momente, ndërkohë që Doshi duke qeshur i ka drejtuar karrigen e tij të thyer, duke i thënë që ta merrte ajo karrigen e tij.
“Rama dy fjalë dua t’i ndaj me ju, z.Doshi po deshe ose ulu, ose dil, si ta kesh”, tha Hajdari.
‘Hajde ulu ti këtu… Ku mund të rrish këtu”, u dëgjua Doshi gjatë seancës.
Ndërkohë që Gramoz Ruçi ka kërkuar urgjentisht nga shërbimet e Kuvendit t’I ndërrrojnë karrigen deputetit të maxhorancës.
“Shërbimet e Kuvendit, urgjentisht ndërroni karrigen”, ka thënë Ruçi.