BallinaOP EDEdi Rama, Geron Xhafa dhe Ligji i Shpifjes

Edi Rama, Geron Xhafa dhe Ligji i Shpifjes

Nga Erl Kodra

Kur Geron Xhafa, vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, u kap gafil në një regjistrim audio, duke kryer trafik ndërkomëtar droge, Kryeministri Edi Rama mashtronte publikisht se ai kishte bërë analizën e zërit të Geron Xhafës, dhe se kjo ishte një shpifje e ulët e Partisë Demokratike.

Unë kam prova se Kryeministri Edi Rama ka mashtruar publikisht, dhe ka kryer një shpifje të ulët kundër gazetarit Jermir Olldashi, kundër shtetasit Albert Veliu, kundër ish deputetit Ervin Salianji, dhe kundër Partisë Demokratike. Edi Rama mashtroi publikisht të gjithë opinionin publik, duke marrë në mbrojtje një trafikant të mirënjohur droge, duke kryer kështu, me vetëdije të plotë, qëllimisht, një krim kundër interesave të sigurisë kombëtare.

Zhvillimet e mëvonshme për këtë çeshtje që tronditi opinionin publik tregojnë qartë se Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë kurrfarë ekspertize të zërit, në asnjë labarator në planetin Tokë. Në të vërtetë, për koiçidencë, këto ditë po zhvillohet finalja e kësaj historie turpi të shtetit shqiptar, me një farsë ligjore që po zhvillohet në Gjykatë, me dëshmitarë të sajuar me urdhër të Kryeministrit. Kjo histori e ka ndyrë përfundimisht të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit si SHISH dhe dhe Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat.

Në të vërtetë, kjo histori është turpi dhe faqja e zezë e shqiptarëve, dhe jo vetëm.

E solla rastin me Geron Xhafën, si shembulli më tipik i turpit tonë. Fakte të tjera, të jashtëzakonshme, që nuk mund t’i rrokë arsyeja njerëzore, gjenden në zyrat e Shtetit Shqiptar. Krimet e Edi Ramës kundër jetës, interesave dhe pasurisë së shtetasëve shqiptarë janë evidente.

Në të vërtetë, kjo është vetëm maja e krimeve direkte dhe indirekte që ka kryer ky Kryeministër kundër interesave kombëtare. Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore që ky individ nuk ka kryer nga një ose disa krime, direkte dhe indirekte, me mjete dhe forma që dënohen nga Kodi Penal i Republikës.

Megjithatë, Edi Rama po “qeveris” për shtatë palë qejfe.

Sepse jemi një popull frikacak, nursëz dhe pa dinjitet.

Në të vërtetë, Edi Rama është turpi ynë, faqja jonë e zezë. Sepse, Edi Rama është njëkohësisht gjithçka tjetër çka atij ia ka ënda dhe i pëlqen të jetë.

Tashmë është tepër vonë, sepse, në këto rrethana, Edi Ramën nuk mund t’a shkulësh me mjete demokratike. Madje, Edi Rama nuk shkulet edhe me mjete pak më të ashpra, domethënë me protesta të fuqishme demokratike.

Tashmë Edi Rama mund të shkulet vetëm me kryengritje. Madje të armatosur.

Sot Edi Rama do t’ua presë koqet edhe nëse guxoni të bëni atë që bëri Babalja. Me ligjin e shpifjes që po miraton sot.

Sinqerisht, më vjen turp që jam shtetas shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular