BallinaAktualitetMiratimi i paketës “Anti-shpifje”, reagon PLL, Axhami: Partia-shtet, ka cënuar rëndë themelet...

Miratimi i paketës “Anti-shpifje”, reagon PLL, Axhami: Partia-shtet, ka cënuar rëndë themelet e demokracisë

Partia Lëvizja e Legalitetit, ngre shqetësimet e saj në lidhje me zhvillimet e fundit.

Miratimi i paketës “Anti-shpifje” përbën një shqetësim dhe rrëzik për lirinë e medias, kjo tregon edhe njëherë, se partia-shtet, sot mazhorancë me vota të blera, kërkon të uzurpoj dhe të censuroj çdo lloj pushteti, duke cënuar rëndë themelet e demokracisë.

Gjithashtu, po sot merr dënim, pa fakte, nga një gjykatë e varur tërësisht, ish deputeti i opozitës së djathtë z.Salianji, për ironi të fatit po sot kjo mazhorancë e saj shkarkon si antarë të BSH, ish ministrin e tyre të financave z.Malaj, sepse ky i fundit ju doli nga rreshti dhe po sot një ish ministêr, ju del nga rreshti gjatë votimit në parlament.

Kjo vërteton, se kjo qeverisje për interesa përfitues të saj, është e gatshme të bëj çdo gjë në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut duke rrëzikuar themelet e demokracisë në njē shtet që tenton europën perendimore dhe BE.

Të gjithë faktorët e shëndoshë politik, opozita e bashkuar, shoqata të pavarura dhe grupe interesi, duhet të bëhemi bashkë për të i thēnë STOP kësaj lloj qeverisje, uzurpuese pushtetesh.

Sa më të bashkuar dhe sa më shpejt të arrihet kjo, aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular