BallinaAktualitetTronditëse/Gjendet i vdekur në pyll inspektori i bashkisë, u qëllua me armë...

Tronditëse/Gjendet i vdekur në pyll inspektori i bashkisë, u qëllua me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Liqenit të Badovcit në Gjilan. Inspektori i Komunës së Prishtinës është gjetur i vrarë me armë zjarri në një pyll, ndërsa lajmin e konfirmoi për mediat kosovare kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli.  Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit”, ka bërë me dije Shpend Ahmeti.

Lidhur me këtë ngjarje ka dhënë informacionet e para edhe policia. “Fshati Mramor, Prishtinë 18.12.2019-19:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në pyll viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik”, ka njoftuar policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular