BallinaSportKlasikja pa gola pas 17 vitesh, ja notat e supersfidës Barcelona-Real Madrid

Klasikja pa gola pas 17 vitesh, ja notat e supersfidës Barcelona-Real Madrid

BARCELONA:

TER SHTEGEN 6 – Reali krijon shumë raste, por ai vihet pak herë në provë. Megjithatë, është i gatshëm kur thërritet në apel.

SEMEDO 5 – Vuajtja është e madhe në krahun e tij, por nuk ndihmohet as nga shokët. Nuk bën asgjë në fazën sulmuese (Nga 55’ Vidal 6 – Kërkon t’i japë ritëm manovrës, por s’është vendimtar).

PIKE 7 – Ndeshje e madhe e mbrojtësit katalanas, i cili bën 2-3 ndërhyrje të rëndësishme, pa harruar faktin që shpëtoi një gol të sigurt në goditjen e Kasemiros. Ndeshje konstante.

LENGLE 6,5 – Nuk po kalonte një moment të mirë, për më tepër dikush shihte Umtitin si titullar. Në fakt, është i zoti të limitojë Bejlin. Bën pak gabime.

ALBA 5,5 – Garanton gjithmonë prezencë në krahun e majtë, por gabon një rast fatal në pjesën e parë.

ROBERTO 5,5 – Inekzistent në pjesën e parë. Në mesfushë është i humbur, por edhe në mbrojtje ka vështirësi. Mendi e “përpin”.

RAKITIÇ 5,5 – Në mënyrë surprizuese luan titullar në vendin e Busketsit, por nuk sjell kualitetin e duhur.

DE JONG 5,5 – Jep ndonjë shkëndijë, por asgjë më tepër.

LEO MESI 6,5 – Kur vë topin në zotërim, përhap gjithmonë panik, por përpara gabon më shumë sesa duhet dhe këto gabime nuk i falen. Kur bën lëvizjet me topin, askush nuk mund ta ndalë.

SUAREZ 5 – I anuluar totalisht nga dy mbrojtësit e Realit të Madridit. Pastaj si gjithmonë e humbet toruan sepse nevrikoset.

GRIZMAN 6 – Nuk jep maksimumin, por të paktën është i vlefshëm në disa momente kur ndihmon Albën në fazën mbrojtëse (Nga 83’ Ansu Fati – Pa notë. Futet mirë në fushë duke vënë në vështirësi Karvahalin).

 Trajneri Valverde 6 – I diskutueshëm vendimi për të zgjedhur Serxhi Roberton në mesfushë. Në pjesën e dytë sistemon gjithçka, por ekipi i tij nuk krijon shumë.

bARCA REAL 0-0

REAL MADRID: 

KURTUA 6 – Praktikisht nuk bën asnjë pritje. Spektator pa biletë.

KARVAHAL 6 – Bën një ndeshje të vëmendshme, duke rrezikuar vetëm në një rast kundër Albës në pjesën e parë. Fati e vendos në vështirësi në fund.

VARAN 7 – Ngre “murin”, duke mos e lënë Suarezin që të kapë asnjë top. Uruguaiani nuk kalon praktikisht kurrë.

SERXHO RAMOS 7 – Një tjetër ndeshje madhështore për kapitenin e Realit. Ndihmon Varanin për të markuar Suarezin dhe mbyll mirë Mesin. Mëkat për kartonin e verdhë, por mund të festojë faktin që është lojtari me më shumë prezenca në “El Clasico”.

MENDI 6,5 – Në pjesën e parë është pak i ndrojtur, por shumë më mirë në të dytën kur gjen vazhdimësinë dhe shtyn shpesh në fundore.

VALVERDE 6,5 – Zhvillon një ndeshje me personalitet. Rikuperon topa dhe i çon përpara, drejt zonës së Barcelonës. Pastaj dy goditjet fluturimthi ishin spektakolare. Vazhdon të rritet (Nga 80’ Modriç 6 – Ka impaktin e duhur në ndeshje me dy topa interesant për Bejlin).

KASEMIRO 6,5 – Madhështor në fazën mbrojtëse, duke rikuperuar një thes me topa. Ka dy raste të mira për të shënuar në pjesën e parë. Mungon ndeshjen tjetër për shkak të kartonëve.

KROS 6 – Kur luan me ritme të shpejta, edhe Reali e ndjek. Bën pjesë të parë perfekte, por bie në të dytën.

ISKO 6,5 – Pozicioni i tij në fushë është thelbësor për Zidanin. Luan si pika më e lartë në rombin e mesfushës, duke lëvizur shumë përpara. (Nga 80’ Rodrigo – Pa notë. Nuk bën dot diferencën).

BEJL 7 – Nuk mbahet mend kur Garet Bejl ka bërë një ndeshje kaq të mirë sa ajo ndaj Barcelonës. Rikuperon topa, lëviz, jep pasime dhe vë në vështirësi kundërshtarët.

BENZEMA 6 – Më pak bomber, më shumë mesfushor, por nuk ishte protagonist këtë herë.

Trajneri Zidan 6,5 – Reali i tij bën një paraqitje spektakolare, por i mungoi goli. Megjithatë, kjo gjë nuk është detaj i parëndësishëm… PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular