BallinaAktualitetNë pritje të BKH-së/Dosjet e para që do ketë në dorë SPAK

Në pritje të BKH-së/Dosjet e para që do ketë në dorë SPAK

Në një kohë që pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme pritet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura e specializuar e policisë gjyqësore pritet të kthehet në atë që ambasadori amerikan Lu e krahasoi me filmin hollivudian “Të Paprekshmit”.

Ndër hapat e parë të prokurorëve të SPAK do të jetë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt’’ e prokurorisë speciale antikorrupsion.

Fillimisht BKH u krahasua me FBI amerikane, ndaj dhe oficeret e saj. Ambasada amerikane ka njoftuar se oficerët shqiptarë po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Janë 60 vetë që tashmë prej muajsh kanë marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.

Vetë oficerët do t’i nënshtrohen makinës së të vërtetës. Pak më parë kjo pajisje u publikua pas një takimi që zyrtarë të ambasadës amerikane patën me ata shqiptarë. Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH, drejtori i së cilës do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.

Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar. Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo.

DOSJET

Po dje, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancat e para.

Gjyqtarët e kësaj gjykate u ngritën në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa më herët kanë dhënë pëlqimin që të jenë nën vëzhgim të plotë, ata dhe familjarët e tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata për Krime të Rënda bëri të ditur se aktualisht janë 24 dosje në gjykim.

Nga Moisi Habilaj tek ish-policët Sokol Bode e Gjergji Kohila, apo edhe dosja e 618 kilogramëve kokainë me të pandehur Arbër Çekajn, do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme dhe përfaqësohen në gjykim nga prokurorët e posaçëm, që do të marrin këto dosje me anë të shortit.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, pjesë e GJKKO-së do të jenë edhe dy dosje korrupsioni që kanë kaluar aktualisht në gjykim, ajo ndaj Gentjan Dodës, i akuzuar për korruptimin e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe dosja në ngarkim të prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Kryesisht dosje që kanë të bëjnë me “Grup të strukturuar kriminal” janë ato që do të qëndrojnë dhe gjykohen nga GJKKO, pjesa tjetër, për 37 dosje pritet të shpallet moskomeptenca nga Gjykata e Posaçme dhe do të dërgohen në gjykatat e rretheve gjyqësore.

Ndërkohë, pjesë e Strukturës së Posaçme do të jenë edhe dosje që janë aktualisht në Apel, si ajo ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, apo edhe ajo e ndaj Emiljano Shullazit. SPAK Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializuar për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular