BallinaAktualitet"U trondita kur lexova...", mesazhi i fortë i Metës: S’mund të vijojmë...

“U trondita kur lexova…”, mesazhi i fortë i Metës: S’mund të vijojmë me një qeverisje për një Shqipëri pa shqiptarë

Duke sjellë në vëmendje shifrat e numrit të rritur të azilkërkuesve shqiptarë për vitin 2019, që tha se e kanë tronditur kur i ka lexuar, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shqiptarëve t’i thërrasin mendjes tha ai e mos të largohen e të humbasin atheun përgjithmonë.

Por përgjegjësi të drejtpërdrejtë tha kreu i shtetit për këtë situatë ka konflikti politik që e quajti skizofrenik dhe artificial, ndaj bëri thirrje t’i jepet fund një qeverisje për Shqipërinë pa shqiptarë, tha Meta.

 

“Shqetësimi më i madh është një tërmet i përditshqëm që lidhet me hemoragjinë e vendit të pandalshme në atë që e quaj pa e tepruar shppullim.

Ka qenë tronditëse për mua të lexoja statistikat zyrtare të azilit të muajit nëntor që tregonte qartë një rritje mjaft shqetësuese në gati 16 % në 10 muajt e këtij viti në krahasim me një vit më parë, jo vetëm kaq por kjo rritje është shume herë me e lartë se se Serbia apo Mali i Zi.

Të gjitha këto duhet të na bëjnë që të reflektojmë sa më shpejt sepse kjo humbje e besimit është përgjegjësi e drejtperdrejte e këtij konflikti skizofrenik artificial që s’mund të vijiojë më të jetë mënyrë qeverisje për një Shqipëri pa shqiptarë.

Politika duhet të refklektojë e para dhe shqitparët duhet ti thërrasin mendjes se mund të ikin në gjithë botën për një punë pagë e arsim më të mirë por do humbasin përgjithmonë atdheun e tyre.

Shpresoj që ky fund viti dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishmne se cdo gjë është jeta e shëndeti e dashuria për njeri- tjetrin të na ndihmojë të reflektojmë për një politike të re që do drejtohet me një mënyrë gjithëpërfshirëse me votim të lirë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular