BallinaKryesoreEksploziv makinës së prokurorit, reagon Meta: Dënoj me forcë sulmin. Askush të...

Eksploziv makinës së prokurorit, reagon Meta: Dënoj me forcë sulmin. Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me atentatin e bërë sot ndaj prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!” shkruan Meta në një postim në facebook.

Prokurorit Albert Kuliçi iu bë atentat, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i tij. Ky ishte vetëm një mesazh paralajmërues për prokurorin, i cili në karrierën e tij në sistemin e drejtësisë ka hetuar edhe disa dosje “të nxehta”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular