BallinaAktualitetGazetari nga Kosova godet prapë Ramën, ia tregon një foto të ushtrisë...

Gazetari nga Kosova godet prapë Ramën, ia tregon një foto të ushtrisë serbe në Durrës

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj e ka vazhduar polemikën me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën lidhur me deklaratat e këtij të fundit në takimin e sotëm për Mini-Schengenin në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ia ka treguar Ramës fotografinë kur trupat serbe kishin hyrë në bregdetin e Durrësit përgjatë luftërave Ballkanike.Sipas Matoshit, nisma për “Mini-Schengenin” është klasike serbe.
Postimi i plotë i Matoshit:

Edi Rama sot në konferencë shtypi e rrejti krejt botën por jo edhe Kosovën, qe ideja e tij âsht vizionare dhe në favor të Kosovës. Pse nuk u ftu Kosova në takimin e Novi Sadit, i nderumë Kryeministër? Po thom i nderumë për hirë të trupit zgjedhor shqiptar!?
Kjo nismë âsht klasike serbe, prandej Kosova nuk âsht ftu në Novi Sad sepse nuk na njeh si shtet. E pse Rama shkoi atëbotë atje pa Kosovën?

Shqiptarë, pyeteni Kryeminisyrin tuej! Pse?

Oj Shqypni ta njefsha t’mirën!
Kshtu ka folë Kosova tân jetën.

Brezat e rinjë shqiptarë duhet me e ditë se ushtria serbe e ka kallë të gjallë krejt Kosovën, Lumen e Krumën e ka depërtu me bajoneta deri në Durrës, përgjatë luftrave ballkanike, 1912-1915.
Le ta shohin këtë fotografi!
Nuk âsht fake po e niméte!
Ushtria serbe në Durrës!!!
Në panoramë shkruen:
Pozdrav sa srpskog primorja – Drač;
(Përshëndetje nga bregdeti serb – Durrës!).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular