BallinaTe tjeraRrëfimi: Si u masakruan me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga...

Rrëfimi: Si u masakruan me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga fshati Sopot i Zerqanit, 3 prej të cilëve vëllezër të së njëjtës familje

spot_img
spot_img

Isa Kola, 92 vjeç, nga Sopoti i Zerqanit rrefen kujtimete dhimbshme te familjes se tij, si u masakruan të therur me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga fshati Sopot i Zerqanit, 3 prej të cilëve vëllezër të së njejtës familje. Deshmitare ne ngjarje ka qene edhe gjyshi i tij,  Qerim Kola.

20191220_215127

Kujtojmë se me tërheqjen e Perandorisë Osmane, nga Rumelia, pra edhe nga Dibra, në fillimvitin 1912, shtetet ballkanike, shfaqën orekset e tyre, për zaptimin e trojeve shqiptare. Të gjithë këto shtete, nisën bisedime të fshehta e drejtpërdrejta, për ndarjen e Shqipërisë në copa për vete. Pikërisht në këtë kuadër Dibra, ra pre e sulmeve të ushtrive serbe, të cilat vijuan për 9 vite rresht, nga 1913 deri në 1921. Masakrat, barbarizmat, djegia e fshatrave, plaçkitja, vrasjet ditën me diell, të burrave dhe grave, në sy të fëmijëve, duke i therur me bajoneta, jashtë çdo caku njerëzor, shkuan deri në vrasje të 3 vëllezërve të së njëjtës familje, duke çuar kështu në zhdukjen e saj.20191220_215519

Ka plot dokumente të kohës që dëshmojnë për këto masakra të serbëve mbi popullsinë e fshatrave të Dibrës.  Në plotësim të shpalosjes së këtyre masakrave, një dëshmi e gjallë mbetet ajo që dha për “Memorie.al”, 92 vjeçari Isa Kola, njohës i mirë i historisë së Grykës së Madhe (Zerqanit). por edhe më gjërë Dibrës,.

Ja çfarë rrëfen ai për një masakër të serbëve, në fshatin Sopot të Zerqanit.IMG-20191220-WA0002

– Ka qenë një mëngjes janari i vitit 1920, kur në rrugët e fshatit Sopot, ja beh patrulla serbe, e cila si zakonisht bënte krehjen e zonës, për armë e plaçkitje, për t’i hapur rrugën ushtrisë serbe, në sulmet e saj për pushtimin e Dibrës.  Patrulla duke kaluar në lagjen Mustafanje, të këtij fshati, është parë nga nëna e Muharrem Zenelit, e ndodhur në oborrin e shtëpisë.  Teksa ka dëgjuar të artikulohet fjala pushka, nga patrulla, ajo ka mërmëritur me vete duke lëshuar mallkimin; -“shtatë pushkë ju rafshin”. Porsa marrin vesh për mallkimin e plakës, patrulla bastis shtëpinë e saj, në kërkim të gjetjes së armëve.  Pasi nuk mundi të gjej armë, kanë marrë me vete të zotin e shtëpisë, Muharremin. Ndërkohë patrulla serbe urdhëron që të gjithë burrat e fshatit të grumbullohen tek lisi i kuvëndit ke varrezat. Komandanti i patrullës serbe, u ka bërë thirrje fshatarëve të dorëzojnë armët.  – Armë, nuk kemi, ka thënë Muharrem Zeneli. – Si nuk keni armë, -tha komandanti serb.  Nëna jote tha që shtatë pushkë ju rafshin, -vijoi komandanti dhe urdhëroi ta rrahin me shkopinj.  Për të ndërprerë masakrimin që serbët po i banin bashkëfshatarit të tyre, ngrihen 3 vëllezërit e fisit kamberi, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi dhe deklarojnë se nuk kanë armë.  – Ne vetëm të bëjmë pushkë druri për t’i dorëzuar, se të tjera nuk kemi, -thotë Sal Kamberi. Siç dhe u duk, komandanti serb, i mirinformuar për armëmbajtje të fshatarëve, jep urdhërin për kontroll në shtëpinë e kamberëve. Gjatë kontrollit, në hajatin (ahurin) e lopëve, patrulla serbe gjen 3 pushke austriake. Kaq mjaftoi që patrulla serbe të niste masakrimin e banorëve të këtij fshati.  Pas rrahjes në grup të fshatarëve, komandanti urdhëron veçimin nga turma, të 6 prej tyre, për t’i vrarë: Selim Kamberi, Ali Kamberi, Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi, Muharrem Zeneli dhe Tahir Hoxha.  Në fjalën e tij të fundit para ekzekutimit, Muharrem Zeneli, i thotë kryeplakut të fshatit, Xhabir Zeneli;20191220_213740

-“Mos mi ler në shpirt 4 napolonat, që ja kam borxh Ahmet Lokës.  Pasi e dëgjoi këtë serbi, lëshoi si nëpër dhëmbë; – “lirojeni qenin të punojë e coptohet vetë për të larë borxhin, duke i falur kështu jetën. Ndërkohë 5 të tjerët, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi dhe Tahir Hoxha, i vrau duke i therur me bajoneta në oborrin e shtepise në sy të fëmijëve. Masakra të tilla, si kjo e Sopotit, vijon të tregojë 92 vjeçari Isa Kola, kanë vijuar edhe në fshatra të tjerë të Grykës së Madhe, si Zerqan, Valikardhë, Peladhi, si dhe Dushaj, Dragu, e Vajkal në Bulqizë, ku serbët kanë msakruar në mënyrë makabër luftëtarët e këtyre fshatrave, në mbrojtje të trojeve të tyre, duke i therur me bajoneta, në sy të fëmijëve, duke mos kursyer as vrasjen e grave, siç dhe ka ndodhur në Dragu të Bulqizës. Hysen  Likdisha/ “Memorie.al”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular