BallinaRajoniVideo/Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nëse të dhimbsen kosovarët hiq taksën tek “Rruga...

Video/Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nëse të dhimbsen kosovarët hiq taksën tek “Rruga e Kombit”

ryeministri Rama ka bërë deklarata të forta sot ndaj liderëve të Kosovës duke thënë se ata i ishin futur një rrugë qorre duke mos marrë pjesë në Samitin për Shengenin Ballkanik.

Rama e quajti gënjeshtar Ramush Haradinaj duke theksuar se Kosovës nuk iu vendos asnjë kusht për të qenë pjesë e Samitit.

Ndërkohë, në një deklarata të tijën gjatë ditës së sotme për mediat, Haradinaj tha se nëse Ramës i dhimbsej Kosova dhe kosovarët, le ta fillonte me heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tani Kosova do të kishte liberalizimin e vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

“Nëse Ramës po i dhimbsen kosovarët t’ua heq atë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besuar edhe të tjerat”, tha ai.

Çfarë tha Rama:
“Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim nuk ka arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. Nuk pati kush pë Kosovën. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementëte të tjerë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular