BallinaAktualitet"Ishmi dhe Sukthi të braktisura", PD publikon videon: Qeveria ka dështuar të...

“Ishmi dhe Sukthi të braktisura”, PD publikon videon: Qeveria ka dështuar të strehojë mijëra banorë

PD ka shpërndarë një video me dëshmi nga banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Sukthit. Duke u bazuar tek kjo video, PD ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për familjet e dëmtuara. Sipas PD, mazhoranca po tregon çdo ditë e më shumë se është e paaftë.

Postimi i plotë i PD:

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Nga dëshmitë e mbledhura prej përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular