BallinaAktualitetFestivali i 58-të, përrallë e neveritshme, që do të kujtohet gjatë në...

Festivali i 58-të, përrallë e neveritshme, që do të kujtohet gjatë në historinë e muzikës së lehtë shqiptare

Nga Ardiana Dhimitër Mitrushi

Adhuruesit e festivalit dhe e muzikës së lehtë shqiptare e prisnin me shumë emocion këtë festival kombëtar, që është përcjellë ndër vite nën përkujdesjen e RTSH-së si dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe kompozitorëve më të mire shqiptarë, ku ata konkuronin në pistën festive për këngën më të mirë dhe që më pas do të marrë pjesë në Eurovizion.

Aq shumë me kureshtje u prit ky festival, por zhgënjeu një masë të madhe intelektuale dhe të gjerë publike.

Fillimet e këtij festivali morën përsipër asnjanësimin dhe përjashtimin e të gjithë kompozitorëve dhe këngëtareve më të mirë dhe në vend të tyre u përzgjodhën kompozitorë të huaj dhe vendas nga Kosova si dhe këngëtarët e përzgjedhur alla Vera Grabocka.

Kjo zonjë e nderuar kishte marrë të gjitha kompetencat e nuk u mor vesh se cili ishte roli i saj i vërtetë, pasi ajo kish marrë frenat e plota në dorë si një masterpuppet e vërtetë, si atë të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH,  – i cili ka hyrë në dollap të zyrës së tij dhe nuk pipëtin… –  ku ajo vetë zgjidhte dhe vetë vuloste si një padrone dinjitoze…

Festivali i jashtëzakonshëm i 58, një kaos i madh. Donin të vinin vetulla, por nxorën sytë…

Vokalet ishin zhytur mes tunxhit e baterisë, të tjerat nuk merreshin vesh as çfarë thoshin e as çfarë kërcenin; disa që u shfaqën me koreografi, të kujtonin fillimet e BBF TV, për të mos thënë që ishte një “top shoë  personal” i prezantueses Alketa Vejsiu, që nuk pushonte së foluri, me fjalë të panevojshme e me gafa brenda e shumë pak “këngë”.

Festivali ia arriti qëllimit në natën e parë, duartrokitje dhe të qeshura të montuara, ku pjesëmarrja e publikut ishte zgjedhur që të respektonte rregullat e trukeve televizive dhe biletat ishin përfundimisht dhe qëllimisht, shitur tek të përzgjedhurit  “e radhës”, sigurisht…

Oh zot, çfarë korrupsioni! Sukses i jashtëzakonshëm?! Monologët e prezantueses Alketa përçonin shumë më tepër mesazh goditës, për të gjithë ata kompozitorë që qëllimisht nuk ishin zgjedhur për këtë konkurim mbarëkombëtar nga “duoja grand haters” – një frazë dinamike bombastike e shoqëruar me një smërk mondan  dhe e moderuar me makijazh, që nxinte kur thërriste dhe akuzonte,  zbardhonte kur “lip sync-ed”, por zverdhonte për vallen e fitores së Joker-it.

Gjatë gjithë mbrëmjes na tregonte dhe nuk harronte të na përmendte që duhet të bëhemi njerëz të mirë e të ndershëm, se ky vend ka nevojë për njerëz të tillë. Pra, ky popull është një masë e madhe e të keqes dhe kush revoltohet për drejtësi, barazi sociale dhe profesionalizëm, është i keq, është “hater”:  pra i urryer ose anasjelltas.

Pra, ky festival konkurues i këngës JO LIVE, nuk quhet garë e një piste reale konkurimi, por “lip sync battle”

Alketa Vejsiu! Duke parë anën profesionale pikërisht dhe vetëm tek ju si prezantuese, ishit aq e “emocionuar”, sa dukshëm vërshoi batalioni i lapsusve të pafund  dhe për më shumë m’u duk vetja të përballesha me një këshilltare që kish dalë të na bënte moral psiqik!

Psikoza juaj, e krahasuar me Joker dhe thirrja juaj për “haters”!!! O Zot, çfarë paturpësie sociale!

Vajzë, ju nuk e njihni etiketën sociale artistike, jo më atë psikike!

Ti zonjë përsëri fyen një komb të tërë dhe jo më, pa përmendur një gjeneratë të tërë kompozitorësh, artistësh të kulturës shqiptare, si Joe Artid Fejzo, Kujtim Prodani, Aleksander Vezuli, Diana Ziu e shumë të tjerë.

Ankesat e drejta të tyre krahasohen me Joker!!!

Hellooooo! You are absolutely out of your mind girl… Who are you, and who gives you the wright to do so…?!

Nëse ju trasmetuat paqen dhe “happiness” me atë vallëzim si të Jokerit, pra definicioni për mua është ky: Që ju keni nevojë për konsulta të një personi toksik, narsisit dhe tepër vendikues!

Populli ynë nuk i duron dot çibanët e huaj zonjë, pasi kultura e një kombi nuk ka “Haters”, por “Lovers”: Populli këndon dhe nuk ulëret! Populli ynë njihet të luftojë për drejtësi dhe paqe, por jo për të korruptuar nga paraja!

Ju zonjë e keni kthyer Festivalin e Këngës në një kënd përgjigjesh dhe mesazhesh lunatike të mjerueshme dhe për më shumë, duke mbushur kohën me thashetheme, ku epiqendra dhe vatra vullkanike jeni ju me në krye masterpuppet Vera Grabocka.

Këto janë komplote të indoktrinuara me mllefe dhe që ju kanë kthyer në Hygojanë të vërtetë.

Agim Krajka, një ikonë e vërtetë e artit muzikor, nuk pati mundësinë të akomodohej me një kolltuk klasik në skenë në formë bashkë bisedimi, por u mbajt si hu në këmbë… Por “kur thojnë ba me kenë shkodran, tana i ban…”, ai përsëri bëri çmos t’ju sjellë humorin e hollë shkodran në skenë. Ai asht nji dashuri e vërtetë.

Alketa e nderuar!

Besoj se ju nuk jeni e diplomuar për psikologji, por mesazhet me nëntekste agresive pasive, ku madje arrin të quash Festivalin me emrin e Moxart dhe të quash popullin, dështak si mësuesi i tij Antonio Salieri. “Mos vallë kjo vjen nga “padia, zotni hetues? !” – një citat i goditur filmik… por qëllimisht godet “armiqtë” e tu, pra popullin tënd.

Kjo dëshmoi përsëri kulmin dhe paradoksin më të madh kombëtar dhe për më shumë, na tregoi që injoranca dhe padija juaj në njohjen e thellë të këtyre fakteve,  që padyshim ju mund t’i kishit gjetur edhe në Google si çdo 5-vjeçar sot, qëllimisht u keqpërdorën dhe e portretizuat Salierin si e keqja e njerëzimit dhe madje e kohës sot dhe“armiqtë e tu” janë të tërë.

Përveç hulumtimeve dhe kërkimeve personale, por dhe me një kërkesë të drejtë si bashkatdhetare si dhe jo pa qëllim, mora ide faktike të shkëlqyera nga e nderuara, kompozitorja si dhe mësuesja e talentuar e disa gjeneratave, zonja Diana Ziu, ku më poshtë vijon me një ide të qartë mbi figurën e të ndjerit dhe gjigandit Antonio Salierit:

“Në karrieren e tij, Antonio Salieri ka shkruar, pa fund, vepra për klavin cembolo, per violine, opera, ka qenë mjeshtër dirigjimi në oborrin e perandorisë në atë kohë. Salieri pati nxënës të ardhshëm të famshëm si Ludwig Van Beethoven, Carl Czerny, Mats Hummels, Franz Liszt, Franz Schubert etj., por versioni i përfundimit të artë të dramës “Shaffer” u arrit në 1984, kur Tomas Milos Forman solli në sallat e kinematografisë amerikane ” Amadeus”, prodhim i këtij filmi nga “Warner Bros”.

Salieri ishte dhe mbetet figura më e rëndësishme për një epokë të njerëzve të mëdhenj, një figurë e kompozitorit të kompletuar dhe e një muzikant brilant, po ashtu edhe e një pianisti dhe dirigjent i përmasave botërore.”

Por jam e bindur që këto dy masterpuppets të këtij “Top Show Publication/Advertisement”, Festivali i Këngës  i 58, për të marrë pjesë në Eurovision, ku dhe paratë e akorduara për këtë qëllim nuk janë pak, por një shumë e konsiderueshme që kërkon një KLAN apo MOB dhe të bëjnë të mundur të mbulojnë diellin me shoshë.

Me ligj ka qenë që në pjesëmarrje të jurisë në mënyrë strikte të jenë artistë kompozitorë shqiptarë, por sot na u prezantua me shumë progresivitet dhe pompozitet pjesëmarrja në jurinë e festivalit e tre të huajve, duke harruar se Shqipëria nuk është shuar dhe kurrë nuk do t’i shterojnë kompozitorët, si ata apo ato me karrierë dhe me kriijmtari të bukur, por dhe gjenerata e re në vazhdim.

Jam e bindur që nga ky shkrim i imi për Top Show Publication/Advertisement, Festivali i Këngës i 58-të se nuk mund ta quaj ndryshe  – Alketa dhe Vera do t’më venë në top list të “Lover or Hater” , I don’t care!

Alketa this is for you personally, because I see you have master your English throughout The Joker movie… please don’t be the one… Karma is a big B…., it will come and hunt you wherever you go and you know it. Stop insulting yourself, your beauty with garbage games in the air, you are better than that. Ardi

Me sinqeritet dhe respekt për të gjithë ne shqiptarët kudo ku jemi, dhe me vullnet të plotë shpreha një shqetësim që nuk desha ta ndrydhja më brenda vetes.

Ardiana Dhimitër Mitrushi/Marrë nga Luigji Press.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular