BallinaAktualitetVajza e zv/ministrit të Ramës akuza Laert Vasilit: Se ka për herë...

Vajza e zv/ministrit të Ramës akuza Laert Vasilit: Se ka për herë të parë si i dehur, tentoi të prishë…

Duket se regjisori “i rilindur”së fundmi në analist politik dhe drejtor Teatri, Laert Vasili, nuk e ka për herë të parë që provokon në gjendje të dehur siç edhe bëri me kolegët e tij të Alaeancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas ngjarjes sa të turpshme aq edhe qesharake, pas të cilës Vasili pretendoi se është dhunuar nga aktorët e teatrit, drejtoresha e ‘Shtëpisë-Studio Kadare”, Anna Shkreli, ka rrëfyer një incident të ngjashëm ndodhur disa muaj më parë me protagonist po Laert Vasilin në gjendje të dehur.

Shkreli nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen ka treguar se në promovimin e librit të Botimeve Çabej para disa muajve, Vasili ka shkuar i dehur në aktivitet dhe ka abuzuar verbalisht me bashkëpunëtorët e saj, në një sallë me rreth 150 persona.

“Laert Vasili në promovimin e librit te Botime Çabej para disa muajsh ka ardhur i pirë dhe ka abuzuar verbalisht bashkëpunëtorët e mi dhe mua, në momentin që me mirësjellje i treguam se vendet e para ishin të rezervuar për relatuesit. Këtë gjë e ka bërë përpara një salle me rreth 150 persona në sy të të gjithëve. Boll”, shkruan Anna Shkreli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular