BallinaKronikeAksident i rëndë/ Përplasen tri makina, njëra me targa greke, plagoset çifti...

Aksident i rëndë/ Përplasen tri makina, njëra me targa greke, plagoset çifti i emigrantëve

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19.15 në Qukës, në aksin Prrenjas-Librazhd.

aksident

 

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku njëri prej tyre ishte me targa greke. Në të udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi, raporton BË.

 

Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe kanë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur.

Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular