BallinaEkonomiGrafiku/Ja datat, kur do e tërheqin shpërblimin pensionistët

Grafiku/Ja datat, kur do e tërheqin shpërblimin pensionistët

Ditën e sotme Ministria e Financave njoftoi se qeveria ka miratuar një shpërblim prej 3 mijë lekësh, për secilin pensionist me rastin e festave të fundvitit.

Nga ky shpërblim do të përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.

Kreu i ISSH, Astrit Hado në llogarinë e tij në facebook ka publikuar dhe grafikun se si do të shpërndahen këto pensione.

‘Fillon shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2019”.

“Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

-në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

-në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

-në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

-në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

-në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

-në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019” ka njoftuar Hado

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular