BallinaKryesoreNxënësit i bëjnë presion dhe shtyjnë me duar mësuesin, i bëjnë video...

Nxënësit i bëjnë presion dhe shtyjnë me duar mësuesin, i bëjnë video dhe më pas…

Mesa duket problemet sociale nuk kanë të përfunduar në vendin tonë. Emisioni “Stop” solli një video nga një shkollë në Bulqizë. Mësuesi i matematikës, Behar Dani është filmuar nga nxënësit në një situatë kaotike në klasë.

mos-ma-vej-4-770x433

Videoja është e bërë dhe dërguar nga vetë nxënësit. Këta të fundit shfaqen duke shantazhuar me fjalë mësuesin e matematikës. Ata i bëjnë presion që Dani të mos u vërë nota të ulëta. Situata arrin deri aty saqë edhe e shtyjnë me duar.
Videoja duket që është filmuar qëllimisht.

Nxënësi 1: Po mirë më fal.

Mësuesi: Për çfarë të fal? Unë të përplas një 4 dhe…

Nxënësi 1: Hë njëherë përplase, përplase…

Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin.

Mësuesi: A do e zgjidhësh a jo?

Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin. Mos ma vër 4 mo ooo!

MËsuesi: Po hiqi ato duar tashi.

Nxënësi 2: Mos ma vej 4.

Mësuesi: A do i heqësh ato duar apo jo or ti…

 

Ndërkohë, “Stop” solli edhe një video tjetër nga qyteti i Laçit. Teksa ky qytet ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, shumë qytetarë i janë drejtuar bashkisë për të marrë një certifikatë familjare.

Mirëpo disa qytetarë kanë filmuar punonjësit e bashkisë së Laçit, duke lundruar në internet e rrjete sociale, ndërsa ata presin dy orë në radhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular