BallinaAktualitetSi do të jetë moti për Krishtlindje

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Moti për Krishtlindje nuk premton shumë. Në zonat malore priten reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Sipas MeteoAlb, pasditja e sotme shton vranësirat në skajin verior duke rrezikuar reshje të pakta dëbore, ndersa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Ndërkohë ditën e nesërme (25 dhjetor) vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat në pjesën e parë të ditës duke bërë që zonat Qëndrore dhe Jugore të kenë shira të izoluar. Por orët vijuese do të përmirësojnë kushtet e motit në territor, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -4°C deri ne 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriore duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular