BallinaAktualitetDje la qelinë, sot në koncert. Si e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin...

Dje la qelinë, sot në koncert. Si e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin që e liroi pas arrestimit

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.aleksander-gjoka-780x439

Ai u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.
Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

 

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. / TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular