BallinaAktualitet“Pse, idiotë janë kosovarët të futen në zgjedhën e minishejtanit?!” Artan Fuga:...

“Pse, idiotë janë kosovarët të futen në zgjedhën e minishejtanit?!” Artan Fuga: Është njësoj si ajo gruaja që…

Akademiku i njohur, Artan Fuga, del sërish kundër idesë së mini-shengenit ballkanik, teksa shkruan në “Facebook” se kosovarët do të humbisnin sovranitetin ende pa u njohur nga OKB duke u bërë pjesë e këtij procesi.

Sipas tij, me një vendim të tillë, Kosova do të bëhej njësoj si ish-republikat sovjetike.

“Pse idiotë janë kosovarët që pasi fituan me gjak e sakrifica me mbështetjen amerikane dhe perëndimore pavarësinë, një rast që nuk vinte prej dekadash të tëra, pa asnjë garanci formale dhe juridike ndërkombëtare, ta humbisnin sovranitetin në vendimmarrje ekonomikë, politike, sociale duke futur kokën nën zgjedhën e minishejtanit? Ende pa iu njohur pavarësia dhe territori nga BE, dhe nga OKB?

Apo pasi dolën shtet me vete të rifuten andej nga dolën që t’u ndodhi si republikave ish-sovjetike te Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, qe ekonomikisht sapo dolen rihyne përsëri nën sqetullën e vellackos te madh? Fet e fet.

Kjo do ngjante sikurse nje gruaje qe e rreh burri, te divorcohet me mbeshtetjen e opinionit te lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet të ai, i hidhet ne qafe duke i thene : rrihme, rrihme i dashur!”, shkruan Fuga.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular