BallinaProfilEliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Eliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Personazhi i radhës i përzgjedhur nga emisioni ‘Opinion’, e cilësuar si personazhi i vitit është artistja dhe tashmë politikania nga Kosova Eliza Hoxha. Ajo është pyetur nga drejtuesi i programit Blendi Fevziu se për çfarë arsyeje një fotografe, arkitekte këngëtare zgjodhi të hyjë në rrugën e politikës.

Qëllimi nuk ka qenë parlamenti në fakt. Sfida që unë jam ballafaquar gjatë gjithë kohës gjatë këtyre viteve ka qenë qyteti. Unë kam studiuar për arkitekturë, por nuk bëj arkitekturë në fakt, specializimet i kam në planifikim dhe zhvillim urban dhe kam reflektuar për qytetin dhe shkruar për qytetin. Kemi protestuar për ruajtjen e trashëgimisë ose objekteve moderne që datojnë nga koha e ish-jugosllavisë dhe në fund e kupton që…në fakt unë të gjitha format e artit i kam përdorur si një farë mjeti politik. E kam përdorur artin si mjet politik pa e ditur…sot kur e mendoj në retrospektivë po. Aty ka nis dhe më pjesën e maturimin ndoshta, kur ti pastaj pas vitesh fillon kupton sa e pasur je në idenë e shprehjes dhe komunikimit dhe më pas kur ato bëhen bashkë normalisht zëri yt bëhet edhe më i fortë. Në fakt në një moment e kuptova që ideja e avokimit të dhe protestës për ndryshim nuk mjafton. Unë e absorbova 20vite edhe duke lënë në një anë tjetër që zakonisht sa herë pa patur zgjedhje sidomos në nivelin lokal më kanë ftuar gjithmonë të gjitha partitë politike. Jam përfshirë në mars dhe as e kam patur idenë që do kishte zgjedhje….unë kam hyrë për Prishtinën bashkë me Uran Ismailin, i cili do të jetë do të jetë kandidat për Prishtinën edhe ndodhi që ra ra qeveria dhe mendova që nuk do të rri në prapakuintë dhe e testova veten,”-është shprehur Hoxha.

A do të mund politika t’a ndryshojë Elizën?

Ma kanë thënë plot, por me veten jam rehat në këtë pikë. Të paktën edhe nëse nuk eci, të paktën e di që e kam dhënë veten për atë pozicion që të bëjë diçka për vendin tim, kjo është arsyeja e parë. Nuk do bëj çudira unë sepse aty pastaj nuk varet prej individit, por që qëllimi është i mirë, hapësirë ka ne çdo ditë kritikojmë në kafene se nuk ndryshon skena politike se nuk ndryshojnë proceset…normalisht që nuk ndryshojnë me aktorët e njëjtë dhe në një moment thashë përse jo po e provoj,”-theksoi ajo.
Sa i përket dy pasioneve të saj për muzikën dhe fotografinë ajo ka ndarë se fotografia ka mbetur një pasion i saj, ndërsa muzikën e shfrytëzon si një formë komunikimi për idetë e saj: “Në fakt muzika ka mbetur kështu nuk po them në sfond, por po them në idenë që pas kthimit nga Belgjika nga studimet e masterit unë e vendosa që të jetë një platformë tjetër komunikimi jo vetëm argëtimi, por më shumë evokimi…por ndërkohë kupton që disa procese kërkojnë kohë. Koha është faktor shumë i rëndësishëm edhe për Kosovën si shtet i ri normal disa procese nuk shtyhen me zor duhet të kemi pjekurinë. Prandaj muzika më ka mbajt mirë me veten por edhe më ka bërë që të komunikoj më të tjetër për brengat e mia në Kosovë. Ndërkohë fotografia mbetet më shumë pasion tani, unë kam qenë aktive në vitet 90-të në redaksinë e gazetës “Zëri” kam shumë fotografi të jetës së përditshmërisë të protestave, demonstratave të asaj kohe edhe sot ato i ruaj me shumë xhelozi disa prej tyre se jo të gjitha i kam në shtëpi. Tani e kam vetëm për qejf të them të drejtën. Regjistroj çdo gjë që bëj, kudo që udhëtoj njerëz të ndryshëm, aktivitete të ndryshme,”-përfundoi Hoxha.

Sipas saj ajo është e para me profilin e arkitektes që i është futur politikës në Shqiptari. / Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular