BallinaSportErjon Bogdani hedh dorashkën: Jam gati të drejtoj këtë ekip shqiptar...

Erjon Bogdani hedh dorashkën: Jam gati të drejtoj këtë ekip shqiptar…

Në momentin kur një skuadër është pa trajner, gjithkush në rrethin e ngushtë sportiv ka një alternativë dhe një emër që e lidh me pankinën. Momentalisht, dy skuadrat kryeqytetase janë në kërkim të pasuesve për Lerdën dhe Ahmatajn. E teksa në rrethet sportive në vend po qarkullon edhe emri i ish-bomberit rekordmen të Kombëtares si një alternativë e mundshme, gazeta kontaktoi ekskluzivisht me të.

erion bogdani

 

 

Për “Panorama Sport”, Erjon Bogdani shprehet i gatshëm për të marrë të kuqtë, porse nënvizon edhe cilësinë në skuadër dhe synimin e saj për ta ruajtur titullin kampion. Ndër të tjera, ai komenton derbin, këshillën për klubet shqiptare por edhe ecurinë e Rejas në ekipin kombëtar.

 

Gëzuar Krishtlindjen. Ku po i kalon festat Bogdani dhe me çfarë po merreni aktualisht?

Festat e Krishtlindjes po i festoj me familjen në Itali, kurse vitin e ri do ta kaloj në Palermo te shoku im, i cili është drejtor i “Palermo Calcio”. Aktualisht po ndjek shumë ndeshje dhe nesër (dot) do të jem në stadium për të parë sfidën mes Frozinones dhe Krotones në Serinë B.

erjon bogdani

Cilat janë planet afatshkurtër të Bogdanit? 

Plan kryesor për mua është që të azhornohem sa më shumë me zhvillimet e futbollit të sotëm, duke parë stërvitje dhe ndeshje sa më shumë, në pritje të ndonjë pankine për të filluar të stërvis.

Bogdani, emri juaj është lakuar së fundmi në rrethet sportive si një alternativë e mundshme për stolin e Partizanit. Si është e vërteta?

Muajin e fundit unë e kam kaluar në Tiranë dhe gjithashtu kam ndjekur disa ndeshje të kampionatit shqiptar. Të jem i drejtpërdrejtë, kam takuar shumë tifozë të Partizanit dhe të Tiranës e më kanë shprehur dëshirat e tyre për t’i stërvitur këto skuadra. Por të them të drejtën, nuk kam kontaktuar asnjëherë me drejtuesit e skuadrave për të folur për këtë çështje.

A do të ishit gati për një mundësi të tillë, në rast se ju vjen ndonjë ofertë nga Partizani?

Patjetër që jam gati! Megjithatë, që një trajner të stërvisë një skuadër, duhet të bisedojë disa herë me presidentin apo drejtorin për objektivat që kanë.

bogdani

Thatë që keni ndjekur disa ndeshje të kampionatit shqiptar. Konkretisht, me syrin e një trajneri, cilat shihni si pika të dobëta dhe të forta të Partizanit?

Partizanin e kam parë vetëm në derbi dhe unë mendoj se nuk është mirë që të flasësh për një skuadër duke e ndjekur në vetëm një ndeshje. Por mund të them se Partizani ka një ekip të mirë dhe me lojtarë të mirë. Megjithatë, ndeshjen derbi e meritoi Tirana që ta fitonte, sepse tregoi më tepër shpirt gare dhe dëshirë për ta fituar. OLSI TUJANI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular