Dialekti gegë i Kosovës dominon tregun muzikor. Kjo u pa qartë edhe në këngët që morën pjesë në Festivalin e 58 në RTSH.
Kompozitori, Edmond Zhulali, i ftuar në RTV Ora thotë se nuk e sheh fare si problematikë këtë çështje, duke kujtuar se bashkë me Kosovën pjesa gegë e shqiptarëve janë në mazhorancë, 3/4.
Madje ai thotë se dialekti gegë shkon shumë me muzikën, është si gjuha angleze.
Problemin, referuar edhe këngës “Me tana” të Elvana Gjatës ai e sheh te brendia e poezisë së këngës.
Zhulali: Kosova ka ndikim shumë të madh në tregun muzikor. Kjo nuk është negative, por një mënyrë të kënduari që përshtatet shumë me muzikën. Pëlqehet.Nuk është deformim, nëse flasim në gjuhë gegnishte është shumë e bukur. 3/4 e shqiptarëve me gjithë Kosovën janë shumicë. Është si anglishtja, në muzikë të lehtë është gjuha më e përdorur në botë. Problemi është te fjalët, çfarë flet, motivet janë të vjedhura apo origjinale. Nuk jam dakord që thotë Rita Petro në vend “Me tana”, “Me të tëra”. Nuk ka ndonjë problem. Kënga nuk çalon këtu. Por nëse poezia nuk ka vlera artistike është tjetër. Kontestojmë dialektin e veriut apo brendinë?