BallinaAktualitetFOTO-Video/Prezantohet super-jahti i parë në botë që lundron me hidrogjen

FOTO-Video/Prezantohet super-jahti i parë në botë që lundron me hidrogjen

Një super-jaht rreth 122-metrash i dziajnuar që të lundrojë me hidrogjen likuid është zbuluar në panairin më të madh në botë të jahteve në Monaco, “Monaco Yacht Show”, raporton revista “Forbes”.

Ky model i detajuar në miniaturë, i prezantuar nga kompania holandeze e quajtur Sinot Yacht & Architecture Design, paraqet drejtimin inovativ që po merr industria e super-jahteve, shkruan Business Insider.

Super-jahti i quajtur Aqua, do të jetë i pari në botë që do të lundrojë me hidrogjen likuid dhe me teknologji karburant-qelizë, ka thënë Sinot, transmeton Koha.net. Emetimi i vetëm i këtij jahti do të jetë vetëm uji, dhe sistemi do të varet nga dy rezervuarë 28-tonësh të vakumuar me hidrogjen likuid të ruajtur në -423 gradë Fahrenheit.

Përtej teknologjisë së avancuar, super-jahti Aqua vjen me dizajn dhe pajisje më të mira.

Në vijim mund të shikoni disa fotografi dhe videon se si duket super-jahti Aqua nga jashtë dhe nga brenda.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular