BallinaKryesoreTalenti kosovar i Bayernit flet për ngritjen e madhe në karrierë

Talenti kosovar i Bayernit flet për ngritjen e madhe në karrierë

Leon Dajaku ka zgjedhur Kosovën për ta kaluar një pjesë të pushimit dimëror pas debutimit ditë më parë me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

18-vjeçari nga Drenica debutoi me bavarezët në ndeshjen e fundit kampionale të fituar ndaj Wolfsburgut, e si 17-vjeçar, në elitën e futbollit gjerman kishte luajtur edhe me Stuttgartin.

Debutimin me ekipin e parë të skuadrës më të suksesshme në Gjermani, Dajaku e cilëson si të arritur të madhe dhe në një intervistë ekskluzive dhënë Sportit në KTV, nënvizoi se dëshiron të arrijë suksese edhe më të mëdha me gjigantin gjerman.

Ngritje të madhe në karrierë ka pasur 18-vjeçari Dajaku.

Ka kaluar nëpër tri akademi, por sukseset e arritura sidomos me Stuttgartin, kanë bërë që Bayerni t’i vihet pas dhe ta transferojë atë më 16 korrik të këtij viti.

Në akademinë e Stuttgartit ka pasur edhe futbollistë tjerë të talentuar si Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Timo Werner, Mario Gomez e Sami Khedira.

E kanë qenë pikërisht Kimmich e Gnabry që i kanë qëndruar afër që prej ditës së parë të transferimit të tij te bavarezët.

Dajaku thotë se ka marrëdhënie shumë të mira me Thomas Mullerin por edhe me të tjerët, ndërkohë i vlerëson lart paraqitjet e top-sulmuesit, Robert Lewandowski.

18-vjeçarin në Gjermani e cilësojnë edhe si “Marco Reus i Ri”. I pëlqen shumë ky emërtim, por thotë se do të punojë edhe më shumë që një ditë të bëhet futbollist i madh, pse jo ta ngre lart edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Nga të gjitha golat që i ka shënuar deri tani në karrierë, Dajaku e veçon atë nga gjysma e fushës kundër Eintracht Braunschweigut me ekipin rezervë të Bayernit, që më pas u zgjodh edhe më i bukuri i muajit tetor në Bayern.

Vlerësime të mëdha me shënimin e golave dhe me paraqitjet e mira ka marrë edhe nga përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Gjermanisë.

Ai me Gjermaninë U19 debutoi më 4 shtator dhe ka shënuar tri gola në gjashtë ndeshje.

Paraqitje të mira Dajaku sivjet ka pasur edhe me Bayernin II, në Divizionin e tretë të futbollit gjerman ka realizuar tri gola dhe ka katër asistime në 19 ndeshje.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular